Lajme

18 October 2018

Arrestohet reperi i njohur…

Arkimed Lushaj i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi, konsiderohet si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.Stresi është arrestuar brenda një hoteli ku ishte me një vajzë 20 vjeçare.

Pas ndalimit në hotel, Lushaj është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për veprimet e mëtejshme proceduriale. Bashkë me Stresin në hotel ishte edhe një vajzë 20 vjeçe.

Sipas të njëjtave burime hetimet janë zhvilluar nga Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për të riun e lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë gjykata e kryeqytetit ka caktuar gjatë kësaj të mërkure masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com