Lajme

20 November 2017

Arta Bajrami dhe Don Arbas kujtojnë me mall babanë e tyre të ndjerë, ja postimet e tyre prekëse

Muajin e kaluar është ndarë nga jeta rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami, i cili ishte babai i këngëtarëve Arta Bajrami dhe Don Arbas.

Humbja e babait i ka lënë shumë të pikëlluar artistët, të cilët përkujtuan sot babanë e tyre përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.
Arta publikoi një portret të babait të saj, ndërsa njëlloj veproi edhe Don Arbas, i cili ka shkruar edhe disa fjalë emocionuese dedikuar të atit, tashmë të ndjerë.
“Sot 1 muaj babai ti ndërrove jetë. I përjetshëm kujtimi për ty. Allahu të shpërbleftë në xhenet” , ka shkruar Don Arbas.
Në intervista, Arta gjithmonë ka përmendur se talentin për muzikë e ka trashëguar nga i ati, Zejnullahu, i cili ka qenë rapsod i njohur i odave.

|

Leave a Reply