Lajme

19 November 2018

Artisët e mirënjohur bëhen bashkë në nder të heroit të kombit

Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut” është emri i koncertit, i cili do të mbahet për 550 vjetorin e vdekjes së tij.

Në këtë shfaqje do të marrin pjesë artistë të mirënjohur shqiptarë, të cilët me talentin e tyre e kanë bërë vendin tonë të njohur në të gjithë botën. Artistët si, Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli, do të dhurojnë për publikun momente të paharrueshme.

Eventi do të hapet nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, me rastin e mbylljes së vitit kombëtar të Skënderbeut, i cili do të festohet në mëngjes me një takim me Papa Françesku.
Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com