Lajme

30 November 2018

Artisti armen luan këngën “Hells Bells” të AC/DC duke përdorur vetëm këmbana

Ditët e fundit është publikuar një video online e artistit David Drambyan duke performuar muzikën e këngës rock “Hells Bells,” të AC/DC në ritmet e setit më të madh të këmbanave në Europë. Ky instrument i veçantë që ndodhet brenda kullës së kishës së ndërtuar në vitin 1506 gjendet ne Halle në Gjermani.

Drambyan është nga Armenia por ka lindur në këtë qytet të Gjermanisë ku edhe ka studiuar muzikë fetare. Siç duket edhe nga videoja ai tashmë i ka masterizuar aftësitë në instrumentin e veçantë me këmbana.

Përsa i përket grupit AC/DC, pas mbylljes së suksesshme të turit të tyre “Rock or Bust”, ata nuk kanë qenë më aktivë, por siç përflitet kjo qetësi e tyre nuk do të zgjasë shumë, pasi këngëtari Brian Johnson dhe bateristi Phil Rudd janë parë duke punuar së bashku.

Kujtojmë që “Hells Bells” është kënga e parë e albumit Back in Black, të grupit Australian hard rock AC/DC. Ky album ishte i pari i rikthimit të bujshëm të AC/DC pas vdekjes së vokalistit kryesor, Bon Scott.
Kënga nis me rënien e një këmbane katër herë e më pas vazhdon me instrumentet e tjera. Një këmbanë kjo 910 kg prej bronzi e bërë nga John Taylor Bellfounders e cila është kopje identike e këmbanës Denison në kullën Carillon në Museun e Luftës së Loughborough. Në këngë këmbana dëgjohet plot 13 herë.
Logoja e grupit dhe titulli i këngës “Hell’s Bell” janë të gdhendura në këtë këmbanë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com