Lajme

08 September 2017

Atëherë kur prisnim të uleshin temperaturat, Era Istrefi i ngren ato në maksimum

Era Istrefi vitet e fundit mund të quhet me bindje si fenomeni shqiptar që çdo produkt artistik e jo vetëm, e ka kthyer në sukses. Pas një Vere të mbushur me angazhime jashtë Shqipërisë, duket se artistja ka vendosur të marrë disa ditë pushim, e të relaksohet përpara se t’i rikthehet përsëri punës. Me anë të postimeve të saj në rrjete sociale ajo na ka treguar paksa nga këto pushime të kaluara me familjarë të saj. InstaStory i saj është plot me foto e video të personave që e kanë shoqëruar, përfshirë këtu mbesën dhe nipin e saj. Por përsa i përket faqes kryesore në Instagram, hitbërësja e “Bon Bon” ia ka dedikuar fotove seksi të shkrepura këto ditë. Pozat sensuale e provokuese të Erës, të cilat duket se nuk janë punuar shumë me filtra e efekte kanë entuziasmuar shumë fansat e saj. Ajo çfarë duhet shtuar është fakti se si Era me këto foto na ka treguar se të dukesh seksi nuk është e nevojshme të kesh qëndruar me orë të tëra në Diell e të kesh ngjyrën e lëkurës çokollatë.

a snack.

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

a yogi.

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

|

Leave a Reply