Lajme

11 July 2018

Atletet e Edi Ramës bëjnë bujë në Londër! Ja çfarë shkruan BBC

Atletet e kryeministrit Edi Rama në evente të rëndësishme kanë tërhequr vëmendjen shpesh, por BBC reagoi në mënyrën më epike.

Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Londër, Rama u bë lajm i prestigjiozes britanike për paraqitjen e tij.

Ai kishte zgjedhur të vishte një palë atlete të bardha, të cilat morën të gjithë vëmendjen, pasi dallonin nga veshjet zyrtare të personazheve të njohur publikë.

Në një video të publikuar në Twitter, BBC shfaq foton zyrtare të liderëve pjesëmarrës në Samit teksa shkruan:

“Duket se dikush nuk e ka kuptuar kodin e veshjes…”.
Fotoja e familjes” është një moment tradicional, por atletet sportive në rreshtin e parë nuk janë aq tradicionale. Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që mesa duket e paska shijuar foton”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com