Lajme

17 May 2018

Backstreet Boys sjellin këngën e parë pas pesë vjetësh

Kohët e fundit, ata festuan 25 vjetorin në industrinë e muzikës.

Dhe Backstreet Boys kanë publikuar këngën e tyre të parë pas pesë vjetëve të tiulluar “Don’t Go Breaking My Heart”.
Në grupin e njohur të mese përbërë prej meshkujve janë Nick Carter, 38 vjeç, Kevin Richardson, 46 vjeç, Howie Dorough, 44 vjeç, Brian Littrell, 43 vjeç dhe AJ McLean, 40 vjeç.
Me dritat e neonit dhe një këngë ritmike, krijuesit e viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, kanë ardhur tejet të freskuar.

Bashkëthemeluesi Kevin ndau kënaqësinë për këngën e parë nga albumi i tyre i patitulluar, duke thënë shkurtimisht për “Billboard” se “ndihet tejet i lumtur”.

Backstreet Boys kanë shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën, duke i bërë ata një nga grupet me më së shumti albume të shitura në glob.

Grupi i njohur së fundmi mori një yll në “Walk of Fame” në Hollywood.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com