Lajme

13 September 2018

Supriza e bukur e bashkëshortit për Emina Cunmulaj në ditëlindjen e saj

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj festoi dje ditëlindjen e saj të 34-tër. Një ndër ditëlindjet e saj më të bukura, e mbushur me emocione të forta dhe surpriza të shumta.
Fillimisht ishin miqtë e saj më të mirë që e surprizuan modelen shqiptare me urime të ëmbla, të cilat ajo i bëri publike në Instastory. Ndërsa surprizën e vërtetë ia bëri bashkëshorti i saj, miliarderi Sam Nazarian.
Ai ishte kujdesur për çdo detaj të ditëlindjes dhe i kishte rezervuar bashkëshortes së tij një darkë romantike nën efektin e qirinjve. Ndërsa shtëpinë e kishte zbukuruar me tullumbace rozë.
E befasuar dhe në të njëjtën kohë e lumtur për këtë surprizë që i kishte përgatitur bashkëshorti, Emina e ka ndarë atë dhe me ndjekësit e saj në Instagram.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com