Lajme

01 April 2017

Bebe Rexha e bëri sërish…

|
By
|
0 Comment
|

Po, e bëri sërish! Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, nuk e ka fshehur as në New York dashurinë ndaj vendit të saj. .

Bukuroshja nga Dibra po vazhdon performancat spektakolare në kuadër të turneut “All Your Fault Tour”. Së fundmi ajo ishte në Brooklyn të New York-ut ku dhe ka performuar para mijëra fansave.

Megjithatë, para performancës në kubin Warsaw, ajo u përkujdes që të befasojë fansat e saj duke dalë para ndërtesës dhe duke valëvitur flamurin shqiptar.

Ndryshe kjo ishte një nga performancat më të mira të Bebe Rexhës në kohët e fundit. Ajo vazhdon nga 1 maji edhe turneun në Evropë.

Bebe Rexha ngrit flamurin shqiptar në New York…

تم نشره بواسطة ‏‎Telegrafi Magazina‎‏ في 31 مارس، 2017

|

Leave a Reply