Lajme

06 December 2017

Bebe Rexha hyn në historinë e muzikës country falë kësaj arritjeje

Këngëtarja Bebe Rexha ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.

Ajo ka sjell shumë prurje në muzikë, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, dhe janë pëlqyer në masë nga publiku.
Jo të pakta kanë qenë rastet kur edhe është renditur në top listat më të famshme ndërkombëtare, falë sukseseve të saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat e saj në InstaStory një nga sukseset e radhës.
Rexha ka treguar se është bërë femra e parë në historinë e ‘Billboard’ që renditet në e para në top listën e muzikës ‘country’.

Ajo madje tregoi se këtë gjë e zbuloi sot për herë të parë.

|

Leave a Reply