Lajme

28 March 2018

Bebe Rexha thyen rekord në “Billboard Hot 100”, pozicionohet në vendin e dytë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha po korr një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar dhe kjo vërtetohet edhe nga statistikat dhe arritjet e këngëtares.
Ylli i muzikës ka thyer rekord duke u renditur për herë të parë në vendin e dytë të klasifikimit të “Billboard Hot 100” dhe është shqiptarja e parë e cila ka arritur një sukses të tillë.

Bëhet fjalë për projektin muzikor “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line, një produksion muzikor i publikuar rreth 5 muaj më parë. Bebe ka lënë pas emra të njohur të muzikës moderne si; Ed Sheeran, Taylor Swift, Bruno Mars apo Camila Cabello. Sa i përket vendit të parë prej 8 javësh renditet Drake me “God’s Plan”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com