Lajme

03 July 2018

Befason Federata e futbollit të Zvicrës, nuk i pranon paratë e mbledhura për gjobën ndaj futbollistëve që bën shqiponjën

Pas mobilizimit për mbledhjen e shumës nga shqiptarët për shlyerjen e gjobës së vendosur ndaj Xhakës, Shaqirit dhe Stephan Lichtsteiner, Federata e futbollit të Zvicrës ka dhënë një përgjigje befasuese.
Nismëtari për mbledhjen e 25 mijë frangave, Rilind Leka nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se federata nuk i ka pranuar paratë e mbledhura dhe ka kërkuar që të shkojnë për një kauzë tjetër.

‘Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauz të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”-thuhet në mesazhin e Federatës së Zvicrës.
Ndërkohë Rilindi nëpërmjet një postimi ka treguar se është vendosur që këto para të shkojnë për blerjen e rekuizitave të futbollit për shkollat fillore në zonat rurale të Kosovës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com