Lajme

04 February 2020

Bejko: Kemi filluar ndërtimin e dy shtëpive, do të rikonstruktojmë një të tretë

Iniciativa humanitare e modeles Xhesika Berberi, që mblodhi rreth vetes një grup të rinjsh, është finalizuar me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e dy shtëpive.

I ftuar në studion e “Stay Tunned”, Erind Bejko, drejtor i Bashkëpronësisë dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, tha se ka nisur ndërtimi i dy shtëpive, njëra në Ndroq dhe tjetra në Petrelë.

Bejko ka dhënë kontributin e tij dhe është bërë pjesë e nismës së modeles Xhesika Berberi dhe  një grup që më pas u rrit pasi iu bashkuan edhe të rinj të tjerë.

Bejko tha se falë sensibilizimit të lartë janë mbledhur fonde edhe për rikonstruksionin e një shtëpie të tretë në Baldushk.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com