Lajme

10 December 2017

Besnik Qaka: Çmimin ia dedikoj vajzës sime që do të vijë së shpejti në jetë

Grupi NRG Band janë shpërblyer me çmimin “Grupi më i mirë” në “Kënga Magjike 2017”.

Ata e fituan këtë çmim për këngën e tyre shumë të suksesshme në këtë festival “Gocat me martini”, të cilën e interpretuan live para publikut.
Lideri i grupit, Besnik Qaka, falenderoi të gjithë ata që kanë mbështetur dhe dëgjuar këngën e tyre.

Me kupën në dorë, ai bëri një dedikim shumë të veçantë për çmimin, duke thënë se ia dedikon vajzës së tij që do t’i vijë së shpejti në jetë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Lolita Begolli, pritet që të bëhen prindër të një vajze në vitin 2018.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com