Lajme

20 September 2017

Beyonce dhe Jay Z më të dashuruar se kurrë më parë

Familja e Beyoncé është mjaft e bashkuar. Së fundmi ajo dhe vajza Blue Ivy mbështetën Jay Z në koncertin e tij “The Meadows Music and Arts Festival”.

Jay nuk i largonte sytë për asnjë moment nga ato të dyja gjatë performancës së tij, dhe dukej se Beyonce dukej shumë krenare dhe e lumtur që po e shikonte atë në skenë. Edhe fëmija i tyre i parë ishte gjithashtu duke shijuar performancën e babait të saj.

Beyonce dhe Jay Z me të gjithë shkëlqimin e tyre të përkryer kanë treguar dhe njëherë se janë më të lumtur se kurrë më parë në martesën e tyre.

|

Leave a Reply