Lajme

14 February 2018

Beyonce e “rrezikshme” kur bëhet fjalë për të mbrojtur Jay Z nga femrat që i afrohen atij

Femrat e tjera duhet të kenë kujdes nga Beyonce kur i afrohen Jay Z. Së fundmi, Tiffany Hadish ka zbuluar së fundmi se Beyonce është dashur që të konfrontohet me një aktore të panjohur në mënyrë që të mos i afrohej shumë bashkëshortit të saj Jay Z.

Për emisionin “Uncensored” në TV One ajo është shprehur se:“ Kur ajo po fliste me Jay Z aty ishte dhe një tjetër femër. Ajo e preku Jay Z në gjoks dhe Beyonce erdhi aty afër dhe u duk sikur do ta fyente, por ajo nuk e bëri këtë. Por, qëndrimi i saj, trupi i saj dhe mënyra se si erdhi deri te Jay Z kur e pa atë gjest ja bënë me dije aktores që të largojë duart nga bashkëshorti i asj”.

Tiffany thotë se e mbajti të fshehur këtë ngjarje, por e ka ditur se një ditë dikush do të fliste. “People” raporton se kjo besohet të ketë ndodhur mbrëmjen e njëjtë kur Haddish bëri një selfie me Beyoncen.

|

Leave a Reply