Lajme

16 June 2018

Beyonce shtatzënë? Këngëtarja hedh poshtë çdo spekulim me veprimin e fundit

Prej ditësh po komentohet në media një shtatzëni e mundshme e Beyonce. Gjatë turneut të saj ‘On the Run II Tour’, së bashku me bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve të saj, Jay-Z, Beyonce është shfaqur me bark të rrumbullakosur.

Të gjithë fansat filluan të dyshonin se shumë shpejt ajo mund të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt. Beyonce nuk ka qëndruar e heshtur përballë këtyre spekulimeve, ajo ka zgjedhur të flasë me vepra dhe jo me fjalë.

Në koncertin e rradhës në Londër, këngëtarja u shfaq me një veshje të mahnitshme, që i nxirrte më së miri në pah barkun e saj të hollë. Në këtë lloj mënyre, Beyonce i hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një tjetër shtatzëni.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com