Lajme

31 December 2018

Bleona Qereti pas gafës në emision e pranon: “Lashë nam!”

Bleona Qereti njihet për karakterin e saj dinamik kudo që shkel. E ftuar në emisionin “Why not”, këngëtarja bashkë me prezantuesen kanë realizuar lojra së bashku dhe të qeshurat nuk kanë munguar në asnjë moment.

Gjatë lojës ajo bëri një gabim për te cilin u shpreh se nuk mund t’ia falte vetes. Këngëtarja duhet të thoshte tre qytete me shkonjën “K” dhe përmendi vetëm qytete të huaja. Ndërkohë që moderatorja i kujtoi qytetin e Korçës, Bleona u shpreh se kjo gjë ishte e pafalshme për të.
“Kjo është çmenduri, e tmerrshme. Lashë nam. Si mund të përmend unë Karlsruhe para Korçës” – tha Bleona.
Korça është vendlindja e Bleonës dhe mesa duket vitet e shumta në Amerikë kanë bërë që ajo të harrojë qytetet shqiptare. Me të vërtetë gabim i pafalshëm nga ana e këngëtares.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com