Lajme

11 October 2018

Bleona Qereti shkëlqen me fustanin e nusërisë por Ermal Mamaqi ka diçka për ti thënë

Bleona Qereti prej disa javësh është duke punuar për projektin e saj më të ri muzikor “Monster”.  Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimit të saj në rrjetin social Instagram.

Bleona mahniti të gjithë fansat e saj, e veshur me fustanin e bardhë dhe dukej një nuse shumë e bukur.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit me ngjyrë të  bardhë, me krahë të fryrë, ku binin në pah linjat e saj trupore. Me flokët e lëshuara dhe një grim të lehtë, Bleona kombinonte fustanin e tejdukshëm me aksesorin e vathëve me gur.

Fansat e kanë komplimentuar për dukjen dhe madje e kanë uruar edhe për një fat të mirë. Nuk ka munguar dhe komenti i Ermal Mamaqit, i cili i shkruan:“Për hajër o Zot, kush do të të marri”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com