Lajme

09 August 2018

Blero me dedikim romantik: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme

Këngëtari Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Shpeshherë janë përfolur për kriza në marrëdhënien e tyre por kanë arritur të përballojnë çdp situate në mënyrën më të mire të mundshme. Afrona feston sot ditëlindjen dhe Blero ka emocionuar fansat me dedikimin e tij.

“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime”, shkruan Blero bashkëngjitur postimit të tij.

Gjithashtu ai ka zbuluar edhe një tjetër surprise. Duke qënë se gjenden larg njëri-tjetrit Blero është nisur në mesnatë drejt Zvicrës për të qëndruar pranë Afronës në këtë ditë të rëndësishme të saj.

“Rrugës për ditëlindjen e vogëlushes sime Afrona Dika. Ti je bota ime”, shkruan Blero në Instastory.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com