Lajme

10 October 2018

Bradley Cooper pjesë e ‘Billboard Hot 100’ falë duetit me Lady Gagan

Aktori hollivudian, Bradley Cooper, ka arritur në klasifikimin prestigjioz Billboard Hot 100 falë duetit me Lady Gagan.

Kënga “Shallow” është pozicionuar në vend të 28-të, në javën e kaluar falë emetimit të shumtë në gjithë botën.
Kjo këngë është dëgjuar plot 8.3 milionë herë në Amerikë, ndërsa është shkarkuar mbi 58.000 herë.

Derisa kjo është hera e parë e pjesëmarrjes së Cooper në top-listën e Billboard, Gaga ka arritur 21 herë në mesin e 40 më të mirëve, derisa në total në Hot 100 ka marrë pjesë 27 herë.
“Shallow” është këngë nga filmi “A Star Is Born” ku aktori dhe këngëtarja i luajnë rolet kryesore.

Filmi është dhënë premierë të premten, me ç’rast të njëjtën ditë është publikuar edhe dueti mes tyre. Këngën e ka shkruar Gaga së bashku me Mark Ronson, Anthony Rossomand dhe Andrew Wyatt.

Filmi “A Star Is Born” përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet Lady Gagas dhe Bradley Cooperit. Aktori i këndon vet pesë këngë të tjera, derisa këngëtarja interpreton edhe tetë sosh.
Në ndërkohë, kujtojmë që Cineplexx të enjten (11 tetor) organizon eventin Ladies Night me premierën e filmit më inspirues të vitit “A Star is Born”, edhe këtë herë me shumë shpërblime.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com