Lajme

14 September 2018

Brigitte Macron surprizon përsëri, tashmë protagoniste në një serial televiziv

E shumë komentuar për stilin dhe finesën që transmeton në çdo dalje të saj publike, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron ka marrë një vendim befasues. Brigitte Macron së shpejti do ta shohim në rolin e protagonistes në serialin e saj të preferuar, “Vestiaires” (Changing Rooms).
Lajmin e ka konfirmuar ideatorja dhe aktorja e komedisë, Adda Abdelli.
“Ne e dimë se ajo është një fanse e madhe e kësaj serie, kështu që menduam, meqenëse e pëlqen, t’i kërkojmë asaj të aktrojë me ne”, ka thënë Abdelli.
Mësohet se episodi do të jete dy minuta e gjysmë dhe do të përqendrohet tek atletët me aftësi të kufizuara në një klub noti.
Duket se jeta e Brigitte është karakterizuar nga ndryshime të forta dhe eksperienca speciale, nga mësuese në një shkollë të mesme, në bashkëshorte e presidentit të Francës, dhe tani aktore protagoniste në një serial televiziv.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com