Lajme

11 January 2018

Britney Spears nxit spekulimet për fejesë me imazhet e fundit

||
0 Comment
|

Britney Spears ka nxitur spekulimet për një fejesë të mundshme, pasi është shfaqur me një unazë martese të martën.

Këngëtarja është parë duke pushuar në plazhin në Havai, derisa në dorën e majtë mbante një unazë të shndërrtshme diamanti.

Unaza ka bërë që të shkaktohen edhe më shumë thashetheme për fejesë me të dashurin e saj Sam Asghari, 23-vjeçar, me të cilin ajo ka festuar një vjetorin e lidhjes, në nëntor të vitit të kaluar.

Ylli 36-vjeçar i pop-it, përveç kësaj ka mahnitur me format me bikini ngjyrë të verdhë.

|

Leave a Reply