Lajme

16 May 2018

Bruno, Onat dhe Cozman publikojnë bashkëpunimin “Servile”

Këngëtari Bruno dhe reperët Onat dhe Cozman kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri. “Servile” titullohet bashkëpunimi i tyre i cili është shoqëruar edhe me një videoklip “MAX Production”.

Cozman ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me projekte muzikore. Vetëm pak javë më parë, ai solli një bashkëpunim me Agon Amigën, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.

Ndërkohë, edhe Onati nuk ka ngelur anash me projekte, pasi para disa javësh publikoi bashkëpunimin e Adrian Gaxhën, “Lujmi krejt”, këngë kjo e cila është pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com