Lajme

05 December 2018

Cardi B habit fansat e saj, jep lajmin për divorcin me Offset

Cardi B dhe Offset kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.
Të martën në mbrëmje, reperja e hitit “Bodak Yellow” dha lajmin e trishtë për fansat në profilin e saj në Instagram.
“Pra, të gjithë më kanë ngacmuar dhe unë jam përpjekur t’i bëj gjërat të funksionojnë me babanë e fëmijës tim dhe ne jemi me të vërtetë miq të mirë dhe ju e dini që jemi me të vërtetë partnerë të mirë në biznes”, shpjegoi Cardi B në videon e saj.
“Ai është gjithmonë një njeri pas të cilit shkoj për të folur dhe kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin, por gjërat nuk kanë funksionuar mes nesh për një kohë të gjatë dhe nuk është faji i askujt”.
“Mendoj se kemi lindur nga dashuria, por nuk jemi më së bashku. Nuk e di. Mund të duhet kohë për t’u divorcuar dhe unë gjithmonë do të kem shumë dashuri për të, sepse ai është babai i vajzës sime”, shton reperja.
Cardi B dhe Offset, të cilët janë prindër krenarë të një vajzë 4-muajshe të quajtur Kulture, u martuan fshehurazi në shtator 2017 dhe e konfirmuan martesën vetëm në qershor të 2018-s.
Në videon e postuar nga reperja pati shumë komente, disa prej fansave të çiftit nuk janë të bindur për vërtetësinë e kësaj gjëje, e mendojnë që e gjitha është një shaka e tyre. Kjo mbetet të konfirmohet në vazhdimësi.

View this post on Instagram

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com