Lajme

11 February 2019

Cardi B shfaqet e veshur si një perlë në “Grammy”!

Nëse bëhet fjalë për rreperen e njohur Cardi B duhet të marim parasysh që nga ajo mund të presim çdo gjë!

Reperja me famë botërore shkaktoi ‘stuhi’ ndërsa u shfaq si një ‘perlë’ në 61 vjetorin e Grammy Awards në Los Angeles mbrëmjen e së dielës (10 shkurt).

Veshja e Cardi B është më e përfolura në eventin e madh muzikor.

Ajo mbante margaritarë të mëdhenj rreth qafës dhe flokëve të saj.

Reperja i befasoi të gjithë kur u shfaq në tapetin e kuq me bashkëshortin Offset.

Ylli i muzikës ‘i mbylli gojën të gjithëve’ duke konfirmuar se është rikthyer me këngëtarin, pas ndarjes së bujshme.

Ajo ishte nominuar për disa çmime në Grammy Awards. Por mori në shtëpi vetëm çmimin Best Rap Album, duke hyrë në histori si reperja e parë që merr këtë çmim.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com