Lajme

06 December 2018

Cardi B zbulon për herë të parë portretin e vajzës

Cardi B ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram për herë të parë një foto të vajzës vetëm pak orë më parë. Në postimin në fjalë dallohet bebushja Kulture, shumë e qetë në debutimin e saj të parë para ndjekësve të së ëmës.

“Zemra ime,” ka shkruar Cardi krahas fotos në fjalë, si për të treguar se tashmë njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj është Kulture.

Ditën e djeshme Cardi B deklaroi publikisht ndarjen nga ish- partneri Offset.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, 26- veçarja dha vetë lajmin dhe shpjegoi për fansat arsyet që e detyruan atë dhe ish- partnerin e saj të shkonin drejt ndarjes.

“Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria. Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet pak kohë për t’iu drejtuar divorcit. Do të kem gjithmonë dashuri për të, sepse është babai i vajzës time.”

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com