Lajme

12 February 2019

Cardi B zhduket nga Instagrami , ja arsyeja

Cardi B ka mbyllur profilin e saj në Instagram një ditë pasi u shpall fituese e çmimit për “Albumin më të Mirë” në “Grammy Awards”.

Gjithçka nisi pas një postimi që BET Experience bëri për Nicki Minaj pasi Cardi B u shpall fituese në “Grammy”.

Ata përmendën diçka të tipit “Nicki Minaj u rrëzua nga froni”, gjë që duket e çuditshme duke qenë se Nicki dhe Lil Wayne do të performonin në koncertin e BET Experience në qershor.

Ashtu siç pritej, Nicki vendosi që pas kësaj deklarate në anulojë pjesëmarrjen në koncert.

Kjo gjë shkaktoi shumë reagime kundër Cardi B, e cila me sa duket nuk e ka përballuar presionin dhe vendosi të mbyllë Instagramin.

Reperja bëri një deklaratë paraprakisht për të thënë se nuk është në stilin e saj të ngrejë në piedestal dikë, duke ulur një tjetër:

“Nuk është në stilin tim të ulësh njerëz për të ngritur dikë tjetër lart. Kjo nuk është në stilin tim dhe nuk jam me të. Nuk e mbështes një gjë të tillë. Gjithsesi, kam duruar shumë budallallëqe sot dhe mbrëmjen e kaluar dhe më kanë ardhur në majë të hundës. Unë punoj fort për atë dreq albumi”, u shpreh Cardi B.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com