Lajme

14 August 2018

Celine Dion suprizon fansat me postimin e saj të fundit…

Celine Dion është padyshim një ndër këngëtaret më të mira të të gjitha kohërave. Me produksione që kanë fituar zemrat e fansave Celine Dion ka arritur majat në karrierën e saj muzikore.

Celine gjithmonë është dalluar për thjeshtësinë dhe modestinë që e karakterizon. Mbretëresha e muzikës, diçka të tillë e ka treguar edhe me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale ku ka habitur fansat me veprimin e saj.

Ajo ka ndarë një foto në të cilën është duke qepur çorapen e saj të grisur dhe bashkëngjitur fotos falënderon të ëmën që e ka mësuar të qepi. Kaq ka mjaftuar që fansat të komentojnë pozitivisht për të.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com