Lajme

19 March 2018

Çfarë po ndodh mes Gigi Hadid dhe Lewis Hamilton?

Edhe pse vetëm pak ditë kanë kaluar nga koha kur Gigi Hadid i dha fund lidhjes dyvjeçare me Zayn Malik, duket se bukuroshja nuk ka pritur shumë për lidhjen e re. Modelja e Victoria’s Secret thuhet se është duke flirtuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Sipas “The Mirror” dyshja kanë bërë një reklamë të përbashkët për Tommy Hilfiger, dhe janë duke u afruar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Kjo nuk është hera e parë që Gigi lidhet me kampionin e Formula 1, pasi ishte spekuluar për një lidhje me të edhe në vitin 2015, kur u nda nga Cody Simpson.

Mirëpo, nëse thashethemet rezultojnë të vërteta, atëherë 22-vjeçarja do ketë edhe probleme sepse Hamilton në të kaluarën ka qenë në lidhje me shoqen më të mirë të Hadid, modelen Kendall Jenner, po ashtu edhe me modelen tjetër, Winnie Harlow dhe këngëtaren Rihanna. Gjithashtu britaniku i famshëm ishte fotografuar edhe me motrën e Gigit, Bella Hadid, në një jaht në Monako.
blob:https://www.thesun.co.uk/2c1fd642-7ad8-4863-942f-5a881b04e34d

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com