Lajme

09 April 2017

Chris Brown biseda erotike me…

Shpresat e këngëtarit të njohur, Chris Brown për t’u rikthyer me ish-partneren e tij, Rihanna nuk janë shuar ende.

Sipas Hollywood Life, Brown po shpreson që këngëtarja nga Barbados të ndjekë një koncert të turneut të tij, “Party North American” në mënyrë që ai t’i dedikojë disa nga këngët e tij më romantike.

Burimet e po të njëjtit tabloid kanë thënë se Chris dhe Riri nuk janë akoma duke dalë bashkë, por marrëdhënia e tyre ka filluar të ngrohet që pas sherrit të viteve më parë. Madje, Ace Showbiz shkruan se dy këngëtarët kanë filluar edhe të kenë biseda erotike nëpërmjet telefonave.

Nuk dihet nëse është një flirt momental apo diçka më serioze, ajo çka është e sigurt është që ata asnjëherë nuk do ta harrojnë njëri tjetrin pavarësisht çdo gjëje që kanë kaluar.

|

Leave a Reply