Lajme

11 February 2018

Chris Brown sapo dha idenë e çmendur për turin më madhështor që është zhvilluar ndonjëherë

Rikthehet në qendrën e vëmendjes këngëtari Chris Brown i cili para disa muajsh u përfol vetëm për problemet me ish të dashurat duke harruar faktin që ai bën muzikë.

Një postim i bërë së fundmi në rrjetin social Twitter nga vetë këngëtari, vërteton se ai ka një imagjinatë të çmendur. Chris shprehu dëshirën për të bërë një turne muzikor me këngëtarët më të suksesshëm në industri.

Në të përfshihet Beyonce, Bruno Mars, vetë ai dhe çuditërisht edhe ishi, Rihanna me të cilën ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Sipas tij ky turne muzikor do të ishte i çmendur dhe një ndër më të bukurit që do të zhvilloheshin ndonjëherë.

“Nëse vendosni ta bëni pa mua atëherë më jepni 10%-shin tim vetëm për idenë”– ka shkruar ai në postimin e tij duke nxitur qindra fansa të kërkojnë realizimin e turneut.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com