Lajme

15 September 2018

Chrissy Teigen e uron John Legend për 5-vjetorin e martesës dhe e quan “idiot”

Chrissy Teigen dhe John Legend festojnë ditën e sotme 5-vjetorin e martesës. Por ajo që habiti është pikërisht postimi i Teigen, e cila krahas fotos së adhurueshme nga dasma e tyre në vitin 2013, bashkëngjitur mesazhit të saj e quan bashkëshortin e saj idiot.

Arsyeja është se ky i fundit vendosi të njoftojë se është bërë pjesë e “The Voice”, në të njëjtën ditë që ajo publikoi bashkëpunimin me Target. Dhe në këto pesë vite martesë, John duhet ta kishte mësuar faktin se nuk mund t’i rrëmbesh shkëlqimin bashkëshortes.


“12 vite më parë, takova mashkullin e ëndrrave të mia. Dhe pesë vite më parë, u martuam. Ne kemi dy fëmijë dhe disa qenushë dhe një jetë për të cilën janë shumë e bekuar. Gjithçka e imja, të dua shumë dhe jam shumë krenare për historinë tonë të dashurisë. Por sërish, je një idiot që publikove bashkëpunimin me ‘The Voice’ në të njëjtën ditë me mua”, shkruan Chrissy.


Ndërsa John ndryshe nga ajo në postimin e tij përmend të gjitha talentet dhe projektet e saj: “Çfarë mund të them në një ditë si kjo? Mund të flas pa pushim për 12 vitet e mrekullueshme që të kam njohur. Mund të flas për 5 vitet e martesës, 2 fëmijët e mrekullueshëm që kemi sjellë në jetë. Por kam nevojë të komunikoj diçka edhe më urgjente se kjo! E adhuroj linjën tënde të kuzhinës me Target dhe mezi pres të publikohet. Jam shumë krenar për gjithçka që ke bërë për karrierën tënde dhe gjithë lumturinë që sjell në jetën e njerëzve. E përmenda që ti do të publikosh librin me receta gatimi? Sepse do të publikohet të martën! Të dua zemër” , shkroi John Legend.

|
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com