Lajme

21 November 2017

Chrissy Teigen një nga ëngjëjt e Victoria Secret?

Chrissy e bëri publike dëshirën për pjesëmarrje në spektaklin e Victoria’s Secret në My Story, ku njoftonte udhëtimin në Shangai, ashtu sikurse shkruante se ishte tejet e emocionuar për praninë e saj në grupin e modeleve më në zë të momentit. Por, duke qenë se kjo ishte thjesht një histori e sajuar e Teigen (edhe pse e treguar me besueshmëri të plotë!), bashkëshortja e Legend vendosi që të mos e linte me kaq, dhe ta bënte ëndrrën realitet. Kështu, bëri një thirrje të shkurtër për ndihmë në Twitter, dhe e dini çfarë? Fansat nuk nguruan aspak të realizonin këtë dëshirë të Chrissy-t, duke përdorur mjeshtrinë në fotoshop. Teigen, e pozicionuar mes bukurosheve të Victoria’s Secret, ishte një nga shakatë më të bukura në Twitter. Madje, njëri prej ndjekësve kishte vendosur fytyrën e Chrissy-t në secilën prej modeleve, duke e çuar fotoshopin në një tjetër nivel…Nuk do mend që Teigen u kënaq pa masë, e nuk kurseu komentet ndaj atyre që realisht patën durimin dhe kohën për të realizuar dëshirën e saj… Interneti është vërtetë bota e çmendurisë!

|

Leave a Reply