Lajme

08 May 2017

Chrissy Teigen pendohet për shakanë e bërë që i kushtoi shumë

Pasi deklaroi mbi operacionet e shumta plastike në trup dhe fytyrë gjatë një interviste, duket se modelja Chrissy Teigen është penduar për fjalët që tha. Këtë e bëri të ditur vetë 31 vjeçarja përmes një postimi në Twitter.

Ajo pranoi se vërtetë kishte bërë botox, por vetëm në sqetull, ndërsa të gjitha të tjerat ishin shaka.

“ Do e kem parasysh të mos bëj shaka më kurrë, po kurrë “ ka shkruar modelja në postimin e saj. Ajo ka treguar më shumë edhe për liposuction (depilim me lazer) që ka bërë në sqetulla. “E bëra që të ndihesha me mirë dhe më konfidente. Efekti nuk zgjati shumë, dhe duhet ta ribëj por gjithsesi nuk pendohem.”-ka rrëfyer bashkëshortja e John Legend.

|

Leave a Reply