Lajme

18 October 2018

Çifti i njohur drejt ndarjes? David Beckham tregon vështirësitë në lidhjen e tyre

Në qershor të këtij viti nisën thashethemet se lidhja e David dhe Victoria Beckham ishte në krizë dhe ata po shkonin drejt divorcit. Në atë moment ata të dy u shprehën se kjo është diçka pa lidhje dhe ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Por së fundmi për “The Sunday Project”, David Beckham ka pranuar se marrëdhënia e tij me bashkëshorten Victoria është gjatë gjithë kohës një punë e vështirë dhe me mund. Kjo sepse sipas tij gjërat bëhen më të komplikuara kur dy njerëz janë të martuar për shumë kohë.

“Kur je i martuar për aq kohë sa kemi ne, është gjithmonë shumë punë. Gjërat bëhen më të komplikuara”, shprehet David.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak javë pasi ai mungoi në kopertinën e “Vogue”, gjë që lindi dyshimet se dyshja mund të ishte drejt ndarjes. Victoria u shfaq në cover me katër fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com