Lajme

20 August 2018

“Crazy Rich Asians”, filmi më i shikuar në kinematë amerikane

Përshtatja e shumëpritur e adaptimit filmik të romanit “Crazy Rich Asians”, është dhënë premierë para pesë ditësh, ndërsa në fundjavën që shkoi ishte filmi më i shikuar në kinematë amerikane.

Komedia romantike nga Warner Bros., në të cilën rolet kryesore i luajnë Constance Wu dhe Henry Golding, është e para që në tri vitet e fundit është ngjitur në krye të ‘box-office’ si filmi më i shikuar.
Filmi që ka kushtuar rreth 30 milionë dollarë tashmë në ditët e para të shfaqjes i ka përfituar 34 milionë dollarë.
Në këtë mënyrë, “Crazy Rich Asians” mund të bëhet filmi më i popullarizuar me aktorë aziatikë që nga filmi i vitit 1993, “The Joy Luck Club”.

Regjinë e kësaj komedia e ka bërë Jon M. Chu, ndërsa krahas Wu dhe Golding, luajnë edhe Michelle Yeoh, Gemma Chan, Awkwafina, Ken Jeong, Jimmy O. Yang e shumë të tjerë.

Filmi me skenar të Kevin Kwan Saluda sjell tregimin e tri familjeve të pasura kineze nga Singapori, të cilët përfshihen në telashe kur njëri prej trashëgimtarëve më të pasur në Azi, Nicholas Young, sjell në shtëpi të dashurën e tij – një femër kineze të lindur në Amerikë.

Kujtojmë që aktorja Constance Wu u bë e njohur edhe me rolin e saj në serialin e ABC, “Fresh Off the Boat”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com