Lajme

05 June 2018

Dakota Johnson larg rolit të vajzës joshëse e romantike, së shpejti në një film horror

Ajo u bë e famshme falë trilogjisë “50 Shades”. Të gjithë e njohim si vajzën e urtë por joshëse dhe shumë romantike por këtë herë ajo do të na shfaqë talentin e vërtetë në aktrim.

Dakota Johnson do të marrë pjesë për herë të parë në një film horror dhe traileri i publikuar nga Amazon ka çmendur të gjithë publikun dhe fansat e saj.

“Suspiria” quhet filmi i cili bazohet në zhdukjen e një balerine në një konvikt ndërsa Dakota do të ketë rolin kryesor me personazhin e Susie Bansion.

Ky film është ripunimi i origjinalit me të njejtin emër i realizuar për herë të parë në vitin 1977 nga Dario Argento dhe shumë shpejt pritet të dalë në kinematë botërore.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com