Lajme

18 September 2017

Dakota Jonson provokon me kopertinën për Vogue Espana

Ajo pozoi ekskluzivisht si Anastasia Steele për revistën “Vogue Espana” për editorialin e muajit tetor. Dakota Johnson pothuajse nuk i la asgjë imagjinatës në setin fotografik, e mbuluar totalisht në një copë të hollë me xixa ,e fshehur pjesërisht pas një dere, ajo na ka treguar një pjesë të siluetës së saj mahnitëse. “Anastasia” mesa duket është shfaqur më se e guximshme dhe e ka hequr petkun e drojtjes me të cilin ishim mësuar ta shihnim. Në intervistën e dhënë, Dakota ka pohuar se nuk është aspak fanse e të ekspozuarit të trupit të saj në publik.
Çuditërisht, ironia e fatit deshi që 27 vjeçarja të bëhëj e famshme pikërisht për rolin e saj në një film, epiqendra e të cilit është erotizmi.

|

Leave a Reply