Lajme

18 June 2018

Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë, ja çmimi i tyre

“Sunny Hill Festival” do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në kryeqytetin e Kosovës. Këngëtarja Dua Lipa do të performojë në Prishtinë në një koncert gjigant, ku do të ketë edhe personazhe të tjerë të njohur. Në faqen zyrtare të festivalit, tashmë janë bërë publike dhe çmimet e biletave për të gjithë ata që duan të shijojnë nga afër koncertin e Duas në Prishtinë, në 10 gusht.

Momentalisht janë vënë në dispozicion vetëm biletat që blihen tani dhe kushtojnë 35 euro për një person, për të gjithë festivalin. Pas kësaj faze do të vijojë faza e dytë ku bileta do të kushtojë 55 euro, për të arritur më pas në çmimin 75 euro. Nëse do të blini biletën VIP, ajo do të kushtojë 200 euro. Dua po ashtu ka zbuluar se 25% e fondeve të fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë për të ndihmuar artistët të rinj në Kosovë. Koncerti organizohet nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com