Lajme

23 April 2018

Dasarës nuk i del e keqja me Mozzik

Dasara Karaiskaj është ndalur gjatë emisionit të saj në lajmin rreth reperit Mozzik. Kënga e tij e fundit, dedikuar të dashurës së tij, arriti një numër të madh klikimesh në YouTube, por vetëm disa ditë pas publikimit aty, ia hoqën. Kjo për arsye të drejte autorësie, pasi ish labeli që e menaxhonte Mozzikun ka pretenduar se kjo këngë është punuar në studion e tyre. Dasara ka komentuar përgjigjen e hitbërist të “Xhelozia” si edhe është ndalur tek vërtetësia e shikimeve të “Madam” në YouTube. “E vë në diskutim këtë rekordin e shikueshmërisë, se një milion për 24 orë është e pamundur që t’i marrë një këngë e Mozzikut që nuk pëlqehet edhe aq nga publiku…” është shprehur drejtuesja e emisionit. Për të ndjekur komentin e saj të plotë jo vetëm për reperin dhe ndjekshmërinë e këngëve të tij por edhe për raportin me Loredanën, ndiqni videon më poshtë të shkëputur nga “Dasara Radio Show” në MCN Radio.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com