Lajme

12 October 2018

Dasma mbretërore e Princesh Eugenie, ja cilët ishin të ftuarit e veshur më mirë

Princesha Eugenie është martuar ditën e sotme me Jack Brooksbank në Kishën e St. George në Windsor, e cila ishte e mbushur me 850 anëtarë të familjeve mbretërore, aristokratë, VIP-a dhe miq.
Princesha dukej e mrekullueshme e veshur me fustanin e bardhë të stiluar nga stilisti i famshëm Peter Pilotto. Fustani me bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit.
Ajo u shoqërua nga i ati Duka i York-ut për në altar ndërkohë që e ëma e priste plot krenari brenda kishës me vajzën e madhe Beatrice.
Mijëra persona kishin mbushur rrugët e Windsor për të parë parakalimin e çifiti të ri, por shumë më pak nga sa kishin shkuar për të parë dasmën e Princ Harry dhe Meghan.
Megjithatë Eugenie dhe Jack kanë ftuar 150 persona më shumë se Harry dhe Meghan dhe babai i saj Andrew tha sot kjo ishte për shkak se ata kanë shumë miq.
“Dukesh perfekte!”- i tha Jack partneres së tij kur Eugenie iu bashkua në altar.
Princi Harry dhe Meghan Markle u futën në ceremoni nga një derë anësore bashkë me William dhe Kate, fëmijët e të cilëve, George dhe Charlotte u ishin dhënë rolet kryesore në shërbim.
Mbretëresha e udhëhoqi familjen mbretërore në martesën e mbesës saj së bashku me bashkëshortin 97-vjeçar, Princin Filip.
Në listën e të ftuarve ishin dhe të famshmit e Hollywood duke përfshirë Naomi Campbell, Liv Tyler, Demi Moore, Robbie Williams, Ellie Goulding, James Blunt dhe Kate Moss.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com