Lajme

13 February 2018

David Beckam dhe familja e tij të magjepsur nga Nusreti

Familja e David Beckham ka vizituar restorantin e kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokce, në New York.

Ish-futbollisti anglez së bashku me djemtë Romeo e Cruz dhe vajzën Harper janë magjepsur nga aftësitë e turkut të popullarizuar në përgatitjen e mishit.
Në një video të publikuar në profilin e Nusretit në Instagram, ku numëron mbi 11.2 milionë ndjekës, shfaqet ai duke ua përgatitur mishin mysafirëve të tij të famshëm.

Ndërsa në momentin e hedhjes së kripës përfshihen edhe fëmijët e Beckham, të cilët shfrytëzojnë stilin e veçantë ‘Salt Bae’ për kriposje.
Një video nga vizita e tij në restorantin e Nusretit e ka publikuar edhe vet Beckham në profilin e tij në Instagram.
42-vjeçari shihet duke e vështruar me kërshëri mjeshtrin e Gokces në përgatitjen dhe prerjen e mishit.

“Faleminderit për drekën e shkëlqyer… Ishte një kënaqësi të të njihja Nusret dhe ishte një përvojë mbresëlënëse”, ka shkruar ish-futbollisti anglez.
Nusret Gokce është bërë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes së mishit, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.

Fama e Gokces u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin e kaluar edhe për mënyrën e prerjes së mishit, derisa arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale. 34-vjeçari tashmë është bërë një yll në rrjetet sociale, ndërsa videot që i poston shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

@davidbeckham @brooklynbeckham @victoriabeckham #salt #saltbae #saltlife

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com