Lajme

29 June 2017

David Guetta dhe Jessica Ledon më të dashuruar se kurrë

Ata kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin për më shumë se dy vite dhe pasi ka kaluar kaq shumë kohë David Guetta dhe Jessica Ledon dukeshin më të dashuruar se kurrë teksa janë fotografuar duke u puthur.

Superstari francez 49-vjeçar nuk është larguar pë asnjë moment nga modelja kubaneze 24-vjeçare, teksa po shijojnë pushimet e tyre romantike në një ishull të Spanjës.

David, i cili ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten tij, ishte veshur tepër thjesht, më një palë pantallona të shkurtra dhe bluzë të zezë. Ndërkohë Jessica ka treguar format e saj të mrekullueshme trupore, e veshur me një palë bikini bezhë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com