Lajme

07 November 2018

Demi Lovato, pas shumë kohësh publikon foton e parë në Instagram

Vera që kaloi ka qenë një nga më të vështirat për këngëtaren e njohur, Demi Lovato. Si pasojë e mbidozës ajo u detyrua të shtrohej në një qendër rehabilitimi. Si rrjedhojë e gjendjes së vështirë shëndetësore, ajo u shkëput totalisht nga rrjetet sociale madje edhe lajmet mbi gjendjen e saj kanë qenë vërtet të pakta.

Por para disa ditësh ajo u fotografua me stilistin e njohur dhe dukej mjaft mirë. Madje edhe ditën e djeshme, Demi ka bërë edhe postimin e pare në rrjetet sociale pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.

“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund të bëjë diferencën, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet!” “Tani dilni dhe votoni !!!!” shkruan Demi bashkëngjitur fotos së postuar. E veshur sportive me nëj xhaketë xhins dhe flokët e lëshuar, Demi u sigurua tregoi se gjendja e saj po rikuperohet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com