Lajme

07 October 2018

Detajet nga dasma e shumëpritur e Bleros me Afrona Dikën

Pas një propozimi magjik në 2017, jemi gjithë sy e veshë sesi do të jetë dasma e tyre! Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me 21 shtator të vitit 2019. Edhe përse Blero gjatë një intervistë të pak ditëve më parë, nuk preferoi të zbulonte më shumë, “Prive” ka mësuar më shumë detaje për dasmën e shumëpritur.
Çifti i showbiz-it shqiptar ka zgjedhur pikërisht bregdetin e Shqipërisë, për të zhvilluar dasmën.
Rreth 300 personat e ftuar, mes tyre miqtë dhe familjarët, do të festojnë për dashurinë e Bleros dhe Afronës, në një resort luksoz në Shëngjin, në plazhin e njohur si “Rana e Hedhun”.
Edhe përse do një vit që të vijë dita e madhe e çiftit, ata kanë menduar edhe për detajet e tjera të dasmës. Mësohet se dekori i ambientit nuk do të jetë i ngarkuar dhe gjithçka do të ndriçojë në ngjyrën e bardhë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com