Lajme

10 August 2018

Dhurata më e veçantë për Kylie Jenner, ajo nga fansi shqiptar

Kylie Jenner gjatë ditëve që lamë pas ka festuar ditëlindjen e 21-të dhe ka marrë shumë dhurata dhe urime prej fansave anembanë globit.

Por, njëra duket ishte mjaft e veçantë për bukuroshen e familjes së Kardashianëve, të cilën e ka ndarë me fansat që e ndjekin në Instagram.

Bëhet fjalë për një fans shqiptar të quajtur Lavdim, i cili i ka bërë befasinë më të këndshme zeshkanes amerikane.
Në foton e publikuar nga vetë Kylie, shihet një libër ku janë të vendosura foto të saj, por edhe të dy fansave që ia kanë dërguar librin, në të cilin përpos imazheve janë edhe disa shkrime të dedikuara për modelen ku tregohet sa inspirim është ajo për ta.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com