Lajme

23 February 2017

Do martohen më në fund një nga çiftet më të dashur të Hollywood-it

|
By
|
0 Comment
|

Që kur u bë publike lidhja e tyre, kemi dëgjuar shumë herë për unaza, fejesë dhe martesë. Njëherë që do të martohen në verë, njëherë në dimër, njëherë për Krishtlindje dhe si përfundim ASGJË. Megjithatë këtë herë gjërat duket të jenë ndryshe.

Sipas burimeve të revistës Life & Style, çifti do të martohet në verë, por jo në Hollywood. Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus, po për ata bëhet fjalë, do të martohen këtë verë në…Himalaja.

Para një muaji qarkulluan thashetheme se ata mund të ishin martuar në fshehtësi, por diçka e tillë nuk u vërtetua. “Miley ka një karakter shumë hippie, të gjithë e dimë, dhe nuk dëshiron që të shpenzojë shumë. Do të përqendrohet kryesisht në anën shpirtërore. Kohët e fundit ka shprehur shumë interes për hinduizmin, ndaj vendi ku do të mbahet ceremonia duhet të ketë një mënyrë jetese të tillë”, ka thënë një burim i afërt.

Diçka e tillë nuk na bën më përshtypje, sepse tashmë e kemi kuptuar që Miley është paksa e çuditshme. E vetmja gjë që shpresojmë është që këtë herë martesa të bëhet realitet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com