Lajme

06 December 2018

Dojna Mema do të moderojë ‘The Voice Kids 3’

Këtë vit Dojna Mema do të ketë rolin e moderatores së spektaklit ‘The Voice Kids 3’. Në një intervistë Dojna ka treguar se kjo do të jetë një sfidë e re për të dhe mezi pret ta përballojë.

Ndërsa përsa i përket mënyrës së prezantimit ajo ka thënë se do vazhdojë të jetë e njëjta, spontane për çdo situatë.

“Nuk e di as unë se çdo të ndodhë sepse më karakterizon sportiviteti dhe natyrshmëria, ndaj nëse do të më vijë për të qarë do qaj, nëse dua të qesh do ta bëj. Madje ime më sa herë më sheh në ekran thotë : ‘Po mirë, si sheh të gjitha koleget e tua sa të përmbajtura janë kur qeshin? Si lëviz qerpiku! Ti qesh njëlloj sikur po pi një kafe në lagje!’. Kjo për të thënë se kamera nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë pengesë për të qenë unë ,pa stisje, pa poza dhe pa menduar nëse buzëqeshja ime është ‘prej princeshe apo gocë lagjeje’. Për të qenë e sinqertë, preferoj këtë të dytën. Kështu që prisni të papriturën!”,

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com