Lajme

30 May 2018

Don Phenom, Intervista e plotë (Video)

I ftuari i radhës në “Intervista VIP” ka qenë reperi Don Phenom. Ai ka folur për projektet e tij të fundit muzikore, risitë e projekteve të radhës dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë.
Ai ndër të tjera është i njohur si anëtar i grupit TBA e si mik i UniKKatil por edhe për “armiqësinë” me Noizy-n dhe anëtarët e tjerë të OTR. Madje në një prej këngëve të tij ai i ka bërë ‘diss’ secilit prej anëtarëve të OTR. Nisur nga kjo gjatë intervistës për “Intervista VIP”, Antoneta e ka pyetur nëse do të bënte të njëjtën gjë me pjesëtaren më të re të grupit, modelen Oriola Marashi. Hitbërësi i “Twerkirate” ka treguar se nuk do t’i bënte një vajze diss, edhe sikur ajo vet ta ‘sulmonte’ e para. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë për Tema Tv dhe Revista VIP.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com